Rreth Nesh

Ne jemi “Desina Ballkan”, një kompani shqiptare, e specializuar në përpunimin e frutave dhe perimeve të freskëta. Shqipëria ka një diversitet në ekosistemet dhe kontrast në habitat e saj për florën. Ajo karakterizohet nga një klimë mesdhetare. Produktet agrikulturale janë përshtatur që t’i mbijetojnë verave të gjata e të nxehta dhe periudhave të lagështa të dimrit.
Themeluar që në vitin 1996, qëllimi yne ka qënë gjithmonë t’ju ofrojmë konsumatorëve produkte unike, duke krijuar ndjesinë e shtëpisë. Ne e vendosim theksin në freskinë dhe shijen, prandaj çdo gjë është natyrale, e bërë nga fruta dhe perime të freskëta, pa konservantë apo shije artificiale. Produktet tona janë autentike.
Ne përdorim produkte të mbledhura nga fermerët tanë lokalë. Produktet vijnë nga toka që kanë qënë pjellore për dekada të tëra, ndaj të cilave është treguar kujdes dhe janë favorizuar nga klima.
Specat janë një perim tradicional i gjendur në rajonin tonë të Korçës. Ndër vite, kemi perfeksionuar artin e specave turshi dhe ofrojmë varietet, si specin e mbushur me lakër. Është një pjatë anësore thelbësore në çdo shtëpi.
Mollët janë të ndryshme në ngjyrë dhe të mbledhura nga fushat përreth, por kombinuar bashkë, ato bëjnë marmalatën, ëmbëlsirën perfekte, e cila mund të konsumohet siç është, ose të përdoret në receta të tjera. Me përulësi theni se kompania jonë ka qënë e para e cila ka prodhuar marmalatë molle.
Uthulla e mollës është diçka tjetër për të cilën jemi krenarë. Gjendet e filtruar ose jo dhe është 100% bio.
Marmalata e fikut është produkt i fiqve të freskët. Fiqtë janë të pasur në karbohidrate. Ata jane plot fibra, vitamina dhe minerale. Për t’i shijuar gjithë vitin, ne ju ofrojmë glikonë e bërë me fiq të plotë, ideale për t’i dhënë tjetër shije recetave tuaja.